LAJMI I FUNDIT:

PDK nis fushatë të re me bilborde të Veselit me presidentët Trump dhe Clinton

PDK nis fushatë të re me bilborde të Veselit me presidentët Trump dhe Clinton

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli është i vetmi kandidat për kryeministër në këtë garë për zgjedhjet e 6 tetorit që ka një fotografi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Pikërisht me të dhe ish presidentin amerikan, Bill Clinton, Veseli ka hapur fushatën e re, të cilën PDK e ka pagëzuar “Ta ndërtojmë të ardhmen, së bashku”.

Veseli është lideri që më së shumti në këto zgjedhje është duke përmendur rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Në PDK thonë se Amerika është gjithçka për Kosovën, ishte gjithmonë përkrah popullit të Kosovës dhe përcaktues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sipas PDK-së, lideri i tyre, Kadri Veseli është i përkushtuar për forcimin e partneritetit të saj me amerikanët në funksion të zhvillimit të Kosovës.

“Ne do të forcojmë partneritetin me amerikanët dhe së bashku do të luftojmë korrupsionin dhe do të zhvillojmë ekonominë”, janë përgjigjur Zyra për Informim e PDK-së në pyetjet tonë për vendosjen e Billbordëve me dy presidentët amerikan.

Tash e disa ditë PDK-ja dhe lideri i tyre, Kadri Veseli iu kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të zgjedhin ndërmjet një qeverie me PDK-në, e cila e ka mbështetjen amerikane për luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik, apo për një qeveri të izolimit dhe korrupsionit.

Në trend

Më shumë
Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Magazina
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori