LAJMI I FUNDIT:

​PDK nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, Hoti ftohet të raportojë për marrëveshjet e 4 shtatorit

​PDK nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, Hoti ftohet të raportojë për marrëveshjet e 4 shtatorit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka nisur sot mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për takimet e delegacionit të Kosovës në Uashington dhe marrëveshjet e nënshkruara.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka konfirmuar se tashmë kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë jashtëzakonshme dhe siç tha ai, presin që kësaj nisme t’i japin mbështetje edhe deputetë e partive tjera parlamentare.

Ai tha se në seancën e jashtëzakonshme duhet të raportojë kryeministri, Avdullah Hoti si udhëheqës i delegacionit dhe duhet të japë informacione të sakta për atë që ka diskutuar dhe përgjegjësitë që i ka marrë në emër të shtetit të Kosovës përmes dokumenteve të nënshkruara, transmeton KP.


PDK sot gjatë ditës ka mbajtur mbledhje të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar ku kanë diskutuar për dialogun e zhvilluar në Uashington e Bruksel. Sipas komunikatës së lëshuar për media, Partia Demokratike e Kosovës i konsideron zhgënjyese zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Pritjet e mëdha qytetare dhe të PDK-së për një marrëveshje finale që garanton njohjen e ndërsjellë, janë kthyer në një proces pa afat dhe me kompromise nga ana e delegacionit shtetëror të Kosovës”.

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë
Lexo po ashtu PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë

Në takimin e përbashkët të kryesisë dhe grupit parlamentar të PDK-së, është konstatuar e rrezikshme rrëshqitja e delegacionit shtetëror nga bisedimet për marrëveshje finale e të obligueshme ligjore, në biseda për tema me karakter teknik.

“PDK kërkon nga delegacioni shtetëror i Kosovës që të respektohet Kushtetuta e vendit. Bisedimet për territore dhe pasurinë kombëtare të Kosovës, janë anti-kushtetuese dhe kundër interesave strategjike të vendit. PDK e konsideron të pa dobishëm procesin e mini-Shengenit të pranuar nga delegacioni shtetëror i Kosovës. PDK është për Shengen, por, jo për mini-Shengen”, thuhet në komunikatë.

Ehdhe Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kanë dërguar në Kuvendin e Kosovës thirrje që kryeministri i vendit, Avdullah Hoti të raportojë për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga Hoti të raportojë në Kuvend për marrëveshjen e arritur me Serbinë
Lexo po ashtu Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga Hoti të raportojë në Kuvend për marrëveshjen e arritur me Serbinë

Sipas VV-së, këtë thirrje e ka dërguar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci që është nga ky subjekt politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?

Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?

Lajme
Kjo është 10-shja e parë në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së

Kjo është 10-shja e parë në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së

Lajme
Rohde reagon ashpër: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës përmes Listës Serbe

Rohde reagon ashpër: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës përmes Listës Serbe

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Presidentja Osmani dekoron familjen Jashari: Shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne

Presidentja Osmani dekoron familjen Jashari: Shteti i Kosovës nuk e harron sakrificën më sublime të historisë sonë moderne

Lajme
Kalo në kategori