LAJMI I FUNDIT:

PDK në Drenas nuk e kandidon Ramiz Lladrovcin për kryetar të Komunës

PDK në Drenas nuk e kandidon Ramiz Lladrovcin për kryetar të Komunës

Ndonëse kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përsëritur disa herë se ai do të jetë sërish kandidat për kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale të tetorit, kështu nuk ka menduar Dega e PDK-së në këtë Komunë.

Strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, kanë vendosur që Driton Ajazi të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë  vit.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ajazi përmes një postimi në Facebook, duke thënë se “sapo mora mbështetjen nga strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vit”.

Postimi i Ajazit:

“Të nderuar anëtarë, struktura dhe simpatizantë të Degës së Partisë Demokraktike të Kosovës në Drenas!

Shumë të dashur qytetarë të komunës së Drenasit!

Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vitë!

E vlerësojë jashtëzakonishtë shumë besimin e dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, që ti prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time!

Besimi i dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, për mua është përgjegjësi dhe privilegj dhe do të shërbejë si forcë inkurajuese, që angazhimi im politik të jetë në shërbim të qytetarëve të Drenasit!

Na priftë e mbara së bashku!”, ka shkruar Ajazaj.

Driton Ajazi, udhëheq me nëndegën e PDK-së në fshatin Sankovc.

Ndryshe, kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ditë më parë ka thënë se do të kandidojë sërish për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet që priten të mbahen në vjeshtë.

Ai  ka thënë se nuk ka asnjë dilemë rreth rikandidimit të tij për kryetar të Drenasit.

“Nuk e di kush e ka këtë dyshim. Sigurisht që do të kandidoj sërish për kryetar të Drenasit. Partia Demokratike e Kosovës në nivel qendror në qytetin tonë e ka konfirmuar disa herë që unë do të jem kandidat për kryetar edhe një mandat”, kishte deklaruar ai, duke thënë se në PDK kanë pas marrëveshje që do të qeverisim për dy mandate në Komunën e Drenasit, “do të jem edhe për një mandat bashkë me qytetarët, natyrisht nëse do të dalim fitimtarë”.

Ndërkohë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përfunduar takimet me subjektet politike ku ka diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale. Presidenca ka bërë të ditur se ditëve në vazhdim do të vendoset për datën e zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori