LAJMI I FUNDIT:

PDK dhe LDK e Prishtinës mohojnë zërat për përçarje

PDK dhe LDK e Prishtinës mohojnë zërat për përçarje

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot një mbledhje urgjente ku janë miratuar tri pika të rendit të ditës.

Pavarësisht bojkotimit nga ana e PDK-së, mbledhja megjithatë vazhdoi, mirëpo një hap të tillë nuk e ndërmori edhe LDK-ja e cila vendosi që kundërshtimin e kësaj mbledhje ta bëjë brenda sallës.


Kjo “ndarje e rrugëve” në mes PDK-së e LDK-së, bëri që mediat të shkruajnë për një përçarje në mes këtyre dy subjekteve. Një gjë të tillë e ka mohuar për Telegrafin, kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj. Ai ka thënë se nuk mund të flitet për përçarje aty ku nuk ekziston ngjitja.

“Ne e kemi thënë vazhdimisht se jemi subjekte të ndryshme dhe për shumë gjëra mund të kemi pikëpamje të ndryshme. Marrëveshja jonë ka qenë rreth ndërmarrjeve publike dhe për çështjet ku ne e shohim interes të përbashkët. Po e përsëris që jemi subjekte që kemi koncepte dhe vizione të ndryshme”, ka thënë Çelaj.

Të njëjtën gjë e ka theksuar edhe asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal, Flamur Shala.

“Jo, nuk ka përçarje, ka pozicione siç i kemi pasur deri më tani. Ka qenë qëndrim i PDK-së që ta bojkotojë mbledhjen, e ne kemi hyrë dhe kemi mbajtur pozicionin tonë kundërshtues ndaj mënyrës se si është thirrur mbledhja – kundërligjshëm. Askund në ligje përkatëse dhe udhëzim administrativ nuk shkruan se mbledhjen e thërret kryetari i Komunës, sepse aty shkruan se mbledhjen e thërret kryesuesi i Komunës në bashkëpunim me kryetarin”, ka thënë Shala.

Ai më pas ka shtuar se nuk ka asnjë lëkundje nga pozicionet që kanë pasur të dyja partitë.

“Ne nuk jemi në koalicion, por jemi opozitë që i kontribuon debatit në Kuvend, e që politikat e kryetarit Shpend Ahmeti të jenë normale dhe që ai të mos mbajë qëndrim përjashtues – siç ka mbajtur gjatë gjithë mandatit të tij ndaj shumicës së asamblistëve”, tha Shala. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori