LAJMI I FUNDIT:

PDK-ja zmbrapset për Gani Kocin, Mustafa s’e donte për ministër

PDK-ja zmbrapset për Gani Kocin, Mustafa s’e donte për ministër

Partia Demokratike është treguar e pafuqishme për ta jetësuar vendimin që Kryesia e saj e ka marrë përkitazi me anëtarët e rinj të Kabinetit qeveritar.

Gani Koci, i propozuar për ministër të Drejtësisë, nuk është emëruar nga kryeministri Isa Mustafa, shkruan sot Koha Ditore.


Mustafa, që drejton Lidhjen Demokratike, bashkë me liderin e PDK-së, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kanë kumtuar të enjten emrat e anëtarëve të rinj të Qeverisë.

Hajredin Kuçi do të vazhdojë ta drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, pavarësisht se nga kjo ditë do të jetë edhe zëvendëskryeministër i parë. Në anën tjetër, Enver Hoxhaj është emëruar ministër i Punëve të Jashtme.

Gazeta ka raportuar në numrin e së shtunës se kryeministri refuzon ta ketë në kabinet Kocin dhe se një nga argumentet që ka përmendur është se “ndërkombëtarët kanë rezerva për këtë propozim”.