Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka mohuar se vizitat e zyrtarëve të kësaj partie dhe liderit të saj në terren po bëhen për fillimin e përgatitjeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai ka thënë se këto vizita janë në kuadër të programit dhe statutit të partisë për të komunikuar me bazën, në këtë rast degët.
“Partia Demokratike ka obligim programor dhe statutar që në vazhdimësi të komunikojë me bazën e partisë. Pra, duhet të dëgjohet elektorati, të dëgjohen hallet, problemet, sugjerimet si dhe vërejtjet e elektoratit. Prandaj, të gjitha këto kanë qenë në kuadër të rrjedhës normale, por gjithsesi kjo e dëshmon se Partia Demokratike në çdo kohë është e gatshme të dalë para qytetarëve dhe ta kërkojë besimin e qytetarëve”, ka thënë Grabovci në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”.
Duke folur rreth bashkëqeverisjes me LDK-në, Grabovci ka thënë se koalicioni PDK – LDK nuk ka dëshmuar deri më tani se është koalicion i vendimeve dhe përgjegjësive të mëdha.
“Ky koalicion ka qenë i dedikuar të jetë koalicion i vendimeve dhe përgjegjësive të mëdha, megjithatë deri më tash nuk e ka dëshmuar një gjë të tillë. Dëshiroj që në të ardhmen e afërt ky koalicion ta dëshmojë vetveten, në të kundërtën të marrë vendimin e drejtë dhe të duhur në dobi të proceseve të vendit”, është shprehur Grabovci.
Se sa ka unifikim brenda PDK-së për tri temat e mëdha, demarkacionin me Malin e Zi, asociacionin e komunave serbe dhe Gjykatën Speciale, Grabovci ka thënë se PDK-në e karakterizon një frymë demokratike e mirëfilltë.
Ai ka thënë se PDK-ja është partia e vetme e cila është e gatshme të marrë përgjegjësi dhe vendime për t’u përballur me të gjitha sfidat dhe të dalë fituese. Grabovci ka thënë se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai ka theksuar se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për koalicione të mundshme, duke mos e përjashtuar, pas zgjedhjeve parlamentare, një koalicion të përbashkët me AAK-në.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City