Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së saj lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.

Ajo ka deklaruar se PDK nuk do ta mbështesë asnjë kandidat për kryetar Kuvendi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që ka pasur funksion qeveritar.


“PDK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Nuk e votojmë asnjë kandidat që ka ushtruar funksionin e ministrit. Kemi ofruar kompromis, ndonëse nuk na është kërkuar vetëm për hir të zhbllokimit të situatës”, theksoi ajo.

Çitaku po ashtu komentoi takimet e fundit ndërmjet liderëve politikë, përfshirë atë të së shtunës mes Kurtit e Limajt, duke vlerësuar se “takimet do të kishin vlerë nëse do të sillnin rezultate konkrete”.

Sipas saj, dialogu është i nevojshëm por deri më tani ka munguar efektiviteti. /Telegrafi/