Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Qeverinë për manipulime me shifrat e të punësuarve.
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Arben Mustafa përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë se qëllimshëm ka ndërprerë publikimin e Anketës së Fuqisë Punëtore.
“Qeveria Kurti, përmes Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka kohë që ka ndërprerë publikimin e Anketës së Fuqisë Punëtore, e cila paraqet burimin kryesor të të dhënave të tregut të punës. Kjo ndërprerje skandaloze e këtij publikimi kaq të rëndësishëm ka ndodhur pa asnjë shpjegim për publikun”.
“Në vend të këtij publikimi, Qeveria Kurti filloi të improvizojë me statistikat e tregut të punës duke shfrytëzuar të dhënat e kontribuuesve pensionalë në Trust dhe të tatimpaguesve në ATK, sepse në periudhën kur jepeshin subvencione të ndryshme për punëtorët këto figura rriteshin dhe Qeveria në mënyrë manipulative i paraqiste si punësime të reja”.
Mustafa thotë se krahasuar me vitin e kaluar numri i llogarive aktive në Trust është zvogëluar për 100 mijë.
“Ndërsa, tani kur numri i llogarive aktive në Trust është zvogëluar për 100,000 krahasuar me fundin e vitit paraprak shtrohet pyetja se çka po ndodhë me ato vende të punës që Qeveria pretendonte se po krijohen?!”
Zyrtari i PDK-së thotë se kjo qeveri po tenton ta zgjidhë problemin e papunësisë në vend përmes disa subvencioneve të përkohshme.
“Kjo është vetëm një evidencë shtesë për qasjen amatoreske të një qeverie populliste e cila pretendonte se po e zgjidhë problemin e papunësisë në vend përmes disa subvencioneve të përkohshme”, ka shkruar tutje Mustafa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët