LAJMI I FUNDIT:

PDK: 900 ditë të Qeverisë Kurti kanë prodhuar vetëm skandale, afera korruptive dhe shkelje të rendit kushtetues

PDK: 900 ditë të Qeverisë Kurti kanë prodhuar vetëm skandale, afera korruptive dhe shkelje të rendit kushtetues

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj dhe avokati Faton Fetahu, kanë denoncuar sot shkeljen e shtatë kushtetuese të Qeverisë Kurti, me ç’rast është shpallur antikushtetues Ligji për Zyrtarët Publikë, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji.

Nikaj në një konferencë për media tha se në këto 900 ditë të qeverisjes, Qeveria Kurti është karakterizuar vetëm me skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme


“Gjatë këtyre 900 ditëve, fatkeqësisht, Qeveria është marrë shumë pak me qeverisje dhe është marrë tejet shumë me sulme kundër rendit kushtetues të vendit tonë. Siç e dini, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dje e ka shpallur antikushtetues Ligjin për Zyrtarët Publikë, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji. Ndonëse shkeljet e pushtetarëve tashmë janë me qindra e po shtohen për çdo ditë, për të shtatën herë më radhë, ky vendim konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të Qeverisë së Albin Kurtit, e karakterizuar për skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme”, shtoi Nikaj.

Sipas Nikajt, në vend se të ketë reflektim, llogaridhënie dhe marrje të përgjegjësisë për këto shkelje të vazhdueshme, po shihet vetëm një kryeneçësi të Qeverisë për të mbrojtur veprimet e saj joligjore.

“Në këtë moment, kemi një Ambasador në detyrë, i cili është i dyshuar për shpëlarje të parave, kemi një Kryeshef të Korporatës Energjetike të Kosovës i cili është paraburgim por jo të shkarkuar nga detyra, kemi një kryeshef të një ndërmarrje publike rajonale, i cili në vend që të shkarkohet nga detyra po vazhdon ta ushtrojë atë pa asnjë pengesë. Kemi ministra të përfshirë në afera publike të cilët po vazhdojnë të mbajnë postet e tyre. Kemi ministra, zëvendësministra e zyrtarë të shumtë të emëruar nga ky pushtet të cilët janë nën hetime. 900 ditë të këtij pushteti nuk kanë prodhuar zhvillim, nuk kanë sjellë ndryshim, por kanë prodhuar vetëm skandale, afera korruptive, keqqeverisje dhe papërgjegjësi”, tha ai.

Prandaj, PDK kërkon shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit, integrimit dhe zbatimit të mirëfilltë të demokracisë.

“Është koha e fundit që të gjithë përgjegjësit për këto veprime, të japin dorëheqje ose të shkarkohen për keqmenaxhim në ushtrimin e detyrave të tyre zyrtare. Siç ka thënë edhe Kryeministri vet: “Kush e shkelë ligjin është kriminel, kush e shkelë kushtetutën është super-kriminel”. Prandaj, është koha që sot Kryeministri të kaloj nga fjalët në vepra. Në të kundërtën, nëse Kryeministri nuk guxon, nuk mundet ose është i paaftë për të mbajtur përgjegjës nëpunësit e tij për keqqeverisje dhe keqqmenaxhim, të lëshoj rrugë dhe t’ia kthejmë mandatin qytetarëve, e vendit t’i jepet një Qeveri e re, kredibile, e përgjegjshme dhe e cila rikthen Kosovën në kursin e zhvillimit, integrimit dhe zbatimit të mirëfilltë të demokracisë”, theksoi Nikaj.

Ndërsa, avokati Faton Fetahu tha se ka ka prova të bollshme se sfidimi i sistemit kushtetues është veprimtaria më e suksesshme e pushtetit të Albin Kurtit, të cilin fatmirësisht, deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, po e parandalojnë

“Për shkak të përvojës relativisht të gjatë në procese kushtetuese, kam pasur fatin që të angazhohem në kapacitetin profesional në betejat kushtetuese që janë zhvilluar viteve të fundit, dhe të cilat, padyshim përbëjnë jo vetëm raste studimore për katedrat e drejtësisë kushtetuese, por paraqesin njëkohësisht edhe apetitet abuzive për pushtet të pakufizuar të bartësve të jetës institucionale të kësaj qeverie, si në mandatin e parë, ashtu edhe tani, në mandatin e dytë”, tha Fetahu.

Fetahu shtoi se PDK nuk do të ndalet së angazhuari për të mos lejuar diktaturë dhe për të mos cenuar rendin demokratik në vendin tonë.

“Si avokat dhe si Përfaqësues i Autorizuar i Grupit Parlamentar të PDK-së, ndihem i kënaqur dhe i lehtësuar kur shoh vullnetin e plotë të deputetëve për t’i qëndruar besnik betimit që ata e kanë dhënë për të mbrojtur Kushtetutën dhe vlerat e saj”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori