PDIU: Vllehët e Korçës janë shqiptarë

Sipas PDIU-së, "këto deklarime plotësojnë elementë e veprës penale, ndaj i bëjnë thirrje organeve kompetente që të fillojnë ndjekjen penale ndaj autorëve të thirrjes".
"Me këtë akt, thirrësit tregojnë se janë pjesë e një plani ndikimi nga jashtë në procesin e regjistrimit të popullsisë, plan që u bë publik me deklarimet provokative, jashtë statusit diplomatik, të konsullit grek në Korçë, Ikonomu", tha kjo parti.
Sipas PDIU, "kjo tregon se procesi i regjistrimit në Shqipëri po shantazhohet nga segmente të caktuara të shtetit grek dhe të shiturit e tyre në vendin tonë", raportoi Klan.
"Ne duam t’i bëjmë të qartë këtyre shantazhuesve, brenda dhe jashtë, se Shqipëria e sotme nuk është Shqipëria e fillimit të tranzicionit që mund të ketë frikë, që mund të blihet me viza, apo me pensione. Fqinjët le të mendojnë të zgjidhin krizat e tyre, pa guxuar të merren me punët tona", tha Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet./Telegrafi/

















































