LAJMI I FUNDIT:

PD kërkon interpelancë në Kuvend me Ramën për çështjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së

PD kërkon interpelancë në Kuvend me Ramën për çështjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar interpelancë me kreun e qeverisë, këtë seancë plenare që pritet të nisë në orën 10:00.

Gjithashtu grupimi i Sali Berishës ka depozituar në Kuvend një kërkesë për mocion me debat pa limit kohor për të diskutuar mbi çështjen e McGonigal.

Mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do ta fusë në rend dite kërkesën e tyre.

Në kërkesën e grupit të Rithemelimit, vihet re se mungon firma e Sali Berishës, ndërsa ai është përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi pas situatës në seancën plenare të një jave më parë.

Edhe pse është përjashtuar, Berisha tha se në do të bëjnë betejë në parlament.

Kujtojmë se në seancën e kaluar, Kuvendi nuk e miratoi kërkesën e grupimit Berisha për mocion me debat me Ramën për çështjen McGonigal, ndërsa bllokuan për rreth një orë foltoren, raporton Top Channel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori