Pavarësisht sanksioneve amerikane, Kremlini thotë se Putini është i hapur për bisedime me Bidenin

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka biseduar me homologun e tij amerikan Joe Biden që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por kontakti mes dy liderëve mund të ndodh nëse është e nevojshme, ka njoftuar Kremlini.
“Nëse është e nevojshme, kontaktet (mes Biden dhe Putin) mund të ndodhin”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.
“Sanksionet e vëna nga zyrtarët e lartë amerikanë, nuk nënkuptojnë se duhet ndalur kontaktet”, shtoi Peskov.
Në anën tjetër të martën, Rusia njoftoi se ka sanksionuanr zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë presidentin Biden dhe Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































