Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka uruar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafi ka bërë të ditur se ka vendosur të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, pavarësisht ndalimit me ligj nga autoritet serbe.
Ai tha se këtë e bëri në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Nuk është zgjidhje vendosja e flamurit kombëtar krahas atij serb për një ditë si kompromis në heshtje i mos zhvillimit të procedurave të kundërvajtjes. E as vendosja, vetëm flamurit kombëtar për një ditë të vetme. Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare”, ka shkruar Mustafi.
Mustafi bërë të ditur se Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptar.
“Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime. Simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar!
Janë ligjet diskriminuese ato që duhen ndryshuar! Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës! Gjithnjë, gjithmonë, përgjithmonë! Urime 28 nëntori – Dita e Flamurit”, ka shkruar Mustafi.
Të njëjtin veprim e ka bërë edhe kryetari i Prishevës, Shqiprim Arifi. Ai ka vendosur flamurin kombëtar në objektin e Komunës.
“Plot krenari e nder, festojmë për ty Shqipëri! Sot, në Preshevë valon Flamuri më i bukur në botë. Gëzuar 110 vjet Pavarësi!”, ka shkruar Arifi. /Telegrafi/
Plot krenari e nder, festojmë për ty Shqipëri! ❤
Sot, në Preshevë valon Flamuri më i bukur në botë🇦🇱
Gëzuar 110 vjet Pavarësi! pic.twitter.com/B2WzDgvjiy
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) November 28, 2022
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit