LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht luftës tregtare, investitorët amerikanë optimistë për tregun kinez

Pavarësisht luftës tregtare, investitorët amerikanë optimistë për tregun kinez

Kompanitë amerikane që zhvillojnë veprimtarinë në Kinë janë ende optimiste për perspektivat e tyre të rritjes, pavarësisht tensioneve të tanishme ekonomike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.

Shefi i investimeve në kompaninë “Krane Shares”, Brendan Ahern, thotë se ka besim se ekonomia e Kinës do të vazhdojë të rritet dhe të krijojë mundësi për investitorët e huaj.


“Ka mundësi të shkëlqyera në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe të energjisë së pastër, pa harruar ‘Një brez, një rrugë’. Për më tepër kemi përfshirjen e MSCI-së, që tregon se si i ka hapur dyert Kina për investitorët dhe kompanitë e huaja. Ne besojmë se rritja e vazhdueshme e ekonomisë së Kinës është në rrugën e duhur dhe do të vazhdojë të rritet. Prandaj, ne do të vazhdojmë të investojmë në Kinë”, thotë Ahern, përcjell Telegrafi.

Lufta tregtare me Kinën, SHBA shton listën e produkteve me vlerë 200 miliardë dollarë
Lexo po ashtu Lufta tregtare me Kinën, SHBA shton listën e produkteve me vlerë 200 miliardë dollarë

Administrata e Trump-it njoftoi këtë javë se po përgatitet të vendosë tarifa shtesë me vlerë 200 miliardë dollarë amerikanë ndaj importeve kineze.

Sipas të dhënave të fundit, të paktën tre të katërtat e mbi 400 kompanive amerikane që ushtrojnë aktivitetin në Kinë kanë pasur fitim vitin e kaluar. /Telegrafi/