LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht kritikave ndaj tij, Akio Toyoda është rizgjedhur si kryetar i Toyota-s

Pavarësisht kritikave ndaj tij, Akio Toyoda është rizgjedhur si kryetar i Toyota-s

Akio Toyoda, nipi i themeluesit të Toyota-s, Kiichiro Toyoda, është rizgjedhur në bordin e kompanisë.

Toyoda i mbijetoi zgjedhjeve, së bashku me nëntë anëtarë të tjerë të bordit, pavarësisht shqetësimeve për udhëheqjen në vitet e fundit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Larg sallës së bordit, Akio Toyoda njihet nga entuziastët e automjeteve si një ish-CEO që nuk ka frikë të provojë veten në gara.


Ai ka qenë gjithashtu i rëndësishëm në disa nga projektet më ambicioze me në qendër entuziastët nga prodhuesi japonez i makinave së fundmi, duke përfshirë GR Yaris dhe GR Corolla, në një përpjekje për ta bërë kompaninë më pak “të mërzitshme”.

Megjithatë, Toyoda është kritikuar edhe për qëndrimin e tij ndaj automjeteve elektrike.

Ai është një përkrahës i zëshëm i qëndrueshmërisë së vazhdueshme të teknologjisë me djegie dhe hibride.

Kritikët e tij e akuzojnë kompaninë se është e ngadaltë për të “përqafuar” makinat elektrike, ndërkohë që vazhdon të ecë përpara me alternativat hibride dhe hidrogjeni të Toyota-s. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Guvernatori i Floridas paralajmëroi drejtuesit e automjeteve elektrike

Guvernatori i Floridas paralajmëroi drejtuesit e automjeteve elektrike "të parkojnë në tokë më të lartë" gjatë uraganit Helene

Auto
Një motoçiklist në Gjermani ‘ka grumbulluar’ 17 mijë euro gjoba gjatë verës – pasi ‘deshi të tallej me radarin’, që e regjistroi 15 herë

Një motoçiklist në Gjermani ‘ka grumbulluar’ 17 mijë euro gjoba gjatë verës – pasi ‘deshi të tallej me radarin’, që e regjistroi 15 herë

Auto
Shitet vetura e parë diellore - çmimi nuk është as shumë i lartë!

Shitet vetura e parë diellore - çmimi nuk është as shumë i lartë!

EVs
Një amerikan padit Mazdan, kërkon 5 milionë dollarë: Mesazhi shtypni frenin është i paqartë

Një amerikan padit Mazdan, kërkon 5 milionë dollarë: Mesazhi shtypni frenin është i paqartë

Auto
BMW zbulon planet për prezantimin e një veture me hidrogjen

BMW zbulon planet për prezantimin e një veture me hidrogjen

Auto
Ky është kamioni i vitit

Ky është kamioni i vitit

Auto
Kalo në kategori