LAJMI I FUNDIT:

Patundshmëria, sektori me përdorimin më të lart të rrjeteve sociale në Kosovë

Patundshmëria, sektori me përdorimin më të lart të rrjeteve sociale në Kosovë
Foto: Ilustrim

Patundshmëria është sektori që ka përdorimin më të lartë të rrjeteve sociale, nga 91.2 për qind që e përdorin këtë shërbim në Kosovë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), kompanitë e patundshmërisë i përdorin 100 për qind rrjetet sociale, ndjekur nga tregti me shumicë dhe pakicë me 95.7 për qind.


“Nga ndërmarrjet e anketuara, 91.2 për qind e tyre i përdorin mediet sociale. Ndërmarrjet të cilat bëjnë pjesë në aktivitetet e patundshmërisë, nga rezultatet e anketës, 100 për qind e këtyre ndërmarrjeve i përdorin mediet sociale. Ndërsa, ndërmarrjet të cilat bëjnë pjesë në kategorinë 50-249 të punësuar, përfaqësojnë 95.6 për qind të ndërmarrjeve që i përdorin mediet sociale”, thuhet në raportin “Përdorimi i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Ndërmarrje, 2021“, shkruan Telegrafi.

Bizneset që kanë përdorur kompjuterin për qëllime pune gjatë vitit 2021, përfaqësojnë 98.9 për qind të ndërmarrjeve.

Shpejtësia maksimale për shkarkim dokumentesh >= 30Mbit/s deri <100Mbit/s me 31.84 për qind, e pasuar nga shpejtësia >= 10Mbit/s deri <30Mbit/s me 31.64 për qind, është shpejtësia më e përdorur nga ana e ndërmarrjeve.

Shkalla e përdorimit të medieve sociale në ndërmarrje sipas madhësisë dhe aktivitetit ekonomik | Burimi: ASK

Nga ndërmarrjet e anketuara, 54.8 për qind prej tyre kanë ueb faqe. Bizneset të cilat bëjnë pjesë në aktivitetet “Furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete te rivitalizimit të tokës”, e përbëjnë 69.6 për qind të ndërmarrjeve që kanë ueb faqe. Ndërsa ndërmarrjet të cilat bëjnë pjesë në kategorinë mbi 250 të punësuar përfaqësojnë 92.3 për qind të ndërmarrjeve që kanë ueb faqe.

Mbi 10 për qind e bizneseve kanë realizuar shitje përmes ueb faqes ose ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit. Sipas aktivitetit ekonomik, ndërmarrjet me aktivitete të “Furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar” përfaqësojnë 25 për qind të ndërmarrjeve që kanë realizuar shitje përmes ueb faqes apo ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit, kurse sipas madhësisë se ndërmarrjeve kategoria mbi 250 të punësuar përfaqëson 33.3 për qind të ndërmarrjeve që kanë realizuar shitje përmes ueb faqes ose ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori