LAJMI I FUNDIT:

Patriotët Mendjelirë dënojnë ”sjelljen e keqe” të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

Patriotët Mendjelirë dënojnë ”sjelljen e keqe” të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

Forumi i Patriotëve Mendjelirë kërkon që deputetët t’u japin fund, siç thonë, lojrave të lagjes, duke dënuar sjelljen e deputetëve në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Forumi bën thirrje që Kuvendi të punojë pa pengesa dhe institucionet të vihen në funksion të popullit, e jo të interesave personale të deputetëve. Sipas tyre, veprimi i pamatur dhe sjellja e keqe dyfish e përkeqëson edhe ashtu situatën e keqe në Maqedoni dhe e thellon krizën.


Forumi thekson se Maqedonia nuk ka tjetër rrugë përpos asaj të anëtarësimit në NATO dhe në BE, si edhe vazhdimi i partneritetit strategjik me SHBA-të./Telegrafi/