LAJMI I FUNDIT:

“Patriotët” e Prishtinës dhe “tradhtarët” e Mitrovicës

Çfarë domethënie inkurajuese do të kishte për banorët në veri të Kosovës, nëse do të përhapej lajmi se kryeministri i Kosovës, filan ministri, filan gjenerali, filan biznesmeni, filan artisti etj. ka blerë pronë në veri të Kosovës?!

Raportet kryeqytet- provincë


Në një tubim ndërkombëtar, më rastisi të jem i pranishëm në bisedën mes një gazetareje serbe nga Beogradi dhe një gazetari serb nga Kosova. Gazetarja nga Beogradi e pyeti se sa fëmijë ka.

“Katër”, u përgjigj gazetari serb nga Kosova.

“Ohu, shumë pak, ju serbet në Kosovë duhet të keni shumë fëmijë që t’ua kaloni shqiptarëve”, tha gazetarja.

“Po gruaja ime nuk lind dot më, ma jep një fëmijë tuajën ta adaptoj dhe do ta rris ne Kosovë”, reagon gazetari.

“Jo, unë jam divorcuar nga burri, sepse nuk desha që të kem fëmijë për ta ruajtur estetikën e trupit tim”, iu përgjigj gazetarja nga Beogradi.

Kjo si duket është logjika e kryeqytetasve që kanë paturpësinë të kërkojnë sakrificë nga provincialët, në ndërkohë që vet nuk bëjnë as minimumin.

Mungesa e patriotizmit

Menjëherë pas luftës ne Kosovë, kur shqiptarët në veri te Kosovës u ballafaquan me terrorin e strukturave të shtetit serb, thirrja e të gjithë politikanëve dhe opinionit publik ne Prishtinë ishte: “Mos i lëshoni vatrat tuaja, mos i shisni pronat tuaja në veri të Kosovës”.

Në ndërkohë, në Prishtinë bënin kokrrën e sefasë duke lëshuar me qira shtëpia dhe banesa ndërkombëtarëve të shumtë dhe duke hapur lokale e restorante për ta.

Harronin se e gjithë kjo prani e madhe e ndërkombëtarëve nga të cilët ata po përfitonin ishte pikërisht për shkak të problemeve me veriun e Kosovës.

Nuk kujtoheshin që të paktën një sasi të vogël të përfitimeve të qerasë ta investonin duke blerë një pronë në veri të vendit. Madje këtë nuk e bën as politikanët më të zëshëm me fjalorin patriotik që përfituan goxha pasuri viteve të fundit. Le që nuk denjuan të blejnë prona me çmime shumë të lira (krahasuar me Prishtinën) nga serbët në veri, por as edhe nga shqiptarët kur ata filluan t’ua shesin serbëve.

Shërbimet inteligjente serbe dhe politika kosovare

Çfarë domethënie inkurajuese do të kishte për banorët në veri të Kosovës, nëse do të përhapej lajmi se kryeministri i Kosovës, filan ministri, filan gjenerali, filan biznesmeni, filan artisti, etj, etj ka blerë pronë në veri të Kosovës?!

Po përse kjo nuk ndodhë? Nuk ndodhë për shkak të mungesës së patriotizmit. Ndërsa, patriotizmi mungon ngase ai nuk çmohet në Kosovë. Pikërisht për këtë shërbimet inteligjente serbe e drejtojnë jetën politike në Kosovë.

Ato pak raste të demonstrimit të patriotizmit kosovar e pësojnë dhe të tjerët tremben.

Pikërisht atëherë kur deputeti me stazhin më të gjatë në parlamentin e Kosovës, Ramadan Kelmendi, ndërtoi shtëpi në veri të Mitrovicës nuk u zgjodh më deputet. Ndërsa e njëjta gjë i ndodhi deputetit Naim Rustemi në momentin që nuk pranoi t’ua shes serbëve shtëpinë në veri te Mitrovicës.

Në ndërkohë ata shqiptarë që ua shitën pronat e tyre qeverisë së Serbisë në veri të Kosovës, rezultuan të kenë sukses në politikën kosovare. Kjo shpjegon se në ç’masë shërbimet inteligjente serbe e drejtojnë politikën kosovare.

Makro dhe mikro-politika kosovare

Fatbardhësia e Kosovës qëndron në atë se makro-politikën e Kosovës e udhëheqë Amerika sado që shërbimet inteligjente serbe po na e udhëheqin mikro-politikën. Amerika nuk mund ta mbulojë çdo vrimë të Kosovës, se ka mjaft telashe të tjera në botë. Derisa të jetë kështu, gjithmonë do të duket sikur Amerika po i imponon gjërat në Kosovë, siç është rasti me flamurin e Kosovës.

Në fakt, sikur mos t’ishte operacioni i shërbimeve inteligjente serbe për djegien e flamurit të propozuar nga Ibrahim Rugova, amerikanët nuk do t’kishin telashe ta bëjnë Kosovën me flamur duke u parë ky si një imponim, sepse Kosova do ta kishte natyrshëm flamurin e vetë kombëtar – atë të propozuar nga Presidenti i saj Rugova.

Kjo situatë nuk ka ilaç tjetër, pos që të ngritët vetëdija patriotike e shqiptarëve të Kosovës.

Në trend

Më shumë
Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin

Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin

Evropa
Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Pasi u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno bëri veprimin e papritur në Instagram që habiti të gjithë

Magazina
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Kompany ka gjetur tre problemet më të mëdha të Bayern Munich

Bundesliga
Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

Barcelona do të marrë një 'shpëtim financiar' nga sponsori i madh

La Liga
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori