LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e pajustifikueshme do t’i kthehet shtetit – APK nis programin e mentorimit me ekspert të Këshillit të Evropës

Pasuria e pajustifikueshme do t’i kthehet shtetit – APK nis programin e mentorimit me ekspert të Këshillit të Evropës

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit e Kosovës (APK), ka lansuar programin e mentorimit për verifikimin e pasurisë të zyrtarëve publik me ekspert nga Këshilli i Evropës.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se programi i mentorimit fokusohet në procesin e verifikimit dhe auditimit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik që kryhet nga APK, në përputhje me Ligjin për deklarimin, origjinën dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave si dhe Ligjin për APK-në.


Programi do t’u ofrojë stafit të APK-së mundësinë për tu njoftuar me praktikat më të mira evropiane në verifikimin e aseteve të deklaruara nga zyrtarët shtetëror të Kosovës.

“Ky program është një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për të forcuar kapacitetet e APK-së për të parandaluar korrupsionin në Kosovë”, tha drejtori Yll Buleshkaj.

Ai shtoi se deklarimi dhe verifikimi i pasurisë është një mjet kyç në përpjekjet për parandalim të korrupsionit.

“Ky program do të ndihmojë stafin tonë të zhvillojë aftësitë dhe njohuritë që u nevojiten për të hetuar në mënyrë më efektive rastet e shkeljeve eventual dhe rrjedhimisht t’i shërbejmë më mirë popullit të Kosovës”, u shpreh Buleshkaj.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se një shoqëri nuk mund të ketë rrugën e ndritur nëse ata që drejtojnë institucionet apo që janë në nivele të tjera veprojnë kundërligjshëm dhe nga puna e tyre e kundërligjshme krijojnë pasuri marramendëse.

“Në Kosovë kemi pasur shumë të tillë. Por këta të fundit duhet ta dinë që kjo pasuri e paligjshme apo e pajustifikueshme asnjëherë e tyre nuk do të bëhet sepse drejtësia herëdokur me ta do të merret dhe pasuria e pajustifikueshme do t’i kthehet shtetit me qëllim të përdorimit për shtresat që kanë më së shumti nevojë. Si qeveri, përgjatë gjithë kësaj kohe, jemi angazhuar që të fuqizojmë legjislacionin kundër korrupsionit dhe të adresojmë secilën shkelje që kemi gjetur”, theksoi Haxhiu.

Vellija, përfaqësues i KGJK-së, shprehu përkrahjen dhe mirënjohjen për përpjekjet e APK-së për të zhvilluar kapacitet e saja në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës.

Eksperti i Këshillit të Evropës do t’i ofrojë stafit të APK-së mentorim, trajnim kolektiv dhe individual, përgjatë procesit të verifikimit të deklarimit të pasurisë për vitin paraprak. Programi i mentorimit do të mbulojë një gamë të gjerë temash që lidhen me verifikimin e pasurisë, duke përfshirë:

– Praktikat ndërkombëtare krahasuese lidhur me verifikimin dhe auditimin e deklarimit të pasurisë.
– Hapat për identifikimin e flukseve financiare dhe procedurat për të marrë informacione lidhur me asetet e mbajtura brenda dhe jashtë vendit nga zyrtarët publikë.
– Procedurat e verifikimit dhe auditimit të deklarimit të pasurisë.

APK beson që programi i mentorimit do ta ndihmojë atë të bëhet një agjenci më efektive dhe efikase në përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, si dhe për të promovuar transparencën dhe llogaridhënien në Kosovë. Programi pritet të ketë një ndikim pozitiv në aftësinë e APK-së për të adresuar edhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut për sa i përket verifikimit të deklarimit të pasurisë të zyrtarëve nga radhët e sistemit prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës.

Programi i mentorimit realizohet me përkrahjen e Projektit kundër Krimit Ekonomik (PECK III) dhe është pjesë e një nisme bashkëpunimi të Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga ky i fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori