LAJMI I FUNDIT:

Pastruesi 80 vjeçar i trenave Carmarthen thotë se ai ende e do punën që bën

Pastruesi 80 vjeçar i trenave Carmarthen thotë se ai ende e do punën që bën

Një pastrues trenash 80-vjeçar i cili punon me turne deri në orët e para të mëngjesit, thotë se e do punën e tij dhe se ende nuk e ka në plan të dalë në pension.

William Gwyn Thomas, i cili dikur ishte një fermer qumështi në Lampeter, Ceredigion, ka pastruar trenat në stacionin Carmarthen tash e 25 vjet. Gwyn, siç preferon të njihet, punon me një ekip për të pastruar diku mes 18 dhe 26 karroca brenda natës.

“Nuk kam pritur se do të isha duke punuar ende në moshën 80 vjeçare”, tha Gwyn. “Por me të vërtetë më pëlqen puna që e bëjë, dhe do pensionohem kur e ndjejë se nuk mund ta bëjë më këtë”, shtoi ai, raporton BBC, transmeton Telegrafi.


Gwyn – i cili ka 3 fëmijë, 3 nipërsa dhe mbesa dhe 4 stërnipëra dhe mbesa – ekipit të pastrimit të trenave iu bashkua në fundin e viteve 1990. Meritat për jetën e tij të gjatë të punës ai i’a jep “të ngrënit mirë, mos pirjes të asnjë pije më të fortë se një ‘shandy’ dhe reduktimit të pirjes së duhanit”.

Duke punuar nga ora 19:30 deri në 02:30, Gwyn dhe ekipi i tij pastrojnë çdo karrocë nga lart poshtë, duke përfshirë kabinat, tualetet, tavolinat dhe dyshemetë.

Menaxherja e pastrimit të TfW, Wendy Jones, dhe menaxheri i stacionit të Carmarthen, James Nicholas, e përshkruan Gwyn si “pjesë të strukturës së Carmarthen”.

Duke i uruar atij 80 vjetorin e lindjes, ata shtuan: “Standardi i punës që Gwyn vendos natë pas nate është një shembull i vërtetë për të gjithë ne se si të tregojmë krenari për punën tuaj”. /Telegrafi/