LAJMI I FUNDIT:

Pastrohen 22 kilometra kanalizim në qytetin e Pejës

Pastrohen 22 kilometra kanalizim në qytetin e Pejës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë  ka bërë të ditur se në kuadër të projektit ‘KOSOVA 5’, se në bashkëpunim dhe financim nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Komuna e Pejës ka filluar implementimin e projektit të pastrimit të kanalizimeve në rrugët kryesore të qytetit, me gjatësi totale prej 22 kilometrash.

Sipas njoftimit, projketi po zbatohet me ecuri dhe dinamikë profesionale, ndërsa punimet i ka inspektuar edhe Drejtori Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani.


Njoftimi i plotë KRU ‘Hidrodrini’:

“Të nderuar konsumatorë,

KRU ‘Hidrodrini’ në kuadër të projektit ‘KOSOVA 5’, në bashkëpunim dhe financim nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), dhe bashkërendim nga Komuna e Pejës ka filluar implementimin e projektit të pastrimit të kanalizimeve në rrugët kryesore të qytetit, me gjatësi totale prej 22 Kilometrash!

Rrjedhën e zbatimit të punimeve e ka inspektuar dhe vizituar edhe Drejtori Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani prej nga ka përcjellë së afërmi metodologjinë dhe praktikën e zhvillimit të punimeve.

Ka marrë pjesë në inspektim të punimeve edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ekipet e përbashkëta po sfidohen në mënyrë që tja dalin suksesshëm përfundimit të këtij projekti me rëndësi jetike dhe shumë dimensionale për qytetarin.

Andaj, për të parandaluar bllokimet tjera, apelojmë dhe kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për të mos hedhur mbetjet urbane në kanalizim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori