LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi i shtretërve te lumenjve në Tetovë, do të ulet rreziku për vërshime eventuale

Pastrimi i shtretërve te lumenjve në Tetovë, do të ulet rreziku për vërshime eventuale

Komuna e Tetovës, do të ndajë rreth tre milion denar për pastrimin e shtretërve të lumejve që janë në territorin e saj. Me pastrimin e lumejve do të ulet rreziku për vërshime eventuale.

Në lumin Shkumbi në qytetin e Tetovës ka gurë të mëdhenjë, por edhe gjësende shtëpiake siç janë ato tekinke por edhe të tekstilit që janë hedhur në shtratin e tij.


Kryesuesi i këshillit Besar Durmishi, tha se po planifikohet të pastrohen edhe shtretët e lumejve në Poroj, Reçic të Vogël e të Madhe. Durmishi tha se përpos pastrimit ne punojm që të fitojm fonde të ndryshme që të ndërtohen edhe mure mbrojtëse me qëllim që të parandalohen edhe vërshimet eventuale.

“Tre lumejt janë por pjesa më e madhe është lumi Shkumbim. Përfshieht edhe Reçica e Vogël por edhe lumin e fshatit Poroj. Duhet të kemi kujdes pas vërshimeve që kanë ndodhur por jemi duke punuar, nga sektori i zhvillimit lokal, me Ambasadën e Zvicrës me IPA fondet, që të marrim fonde dhe të ndërtojm kaskada mbrojtëse. Përveç se punojmë me pastrimin e shtretërve të lumejve jemi duke punuar intensivisht, për të fituat projekt tek IPA fondet apo institucionet tjera Evropiane që të arrim të vendosim kaskada.”, tha kryetari i këshillit komunal në Tetovë, Besar Durmishi.

Durmishi tha se inspektoriati i ambientit në suaza të komunës se Tetovës, po punon me intensitet të plotë dhe inspekton çdo person juridik dhe fizik që ka dyshim që të njejtën me vetedije ndotin lumejt, dhe për ata ka edhe dënime të larta./TVM2/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori