Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi Sh.A në Prishtinë ka larguar mbeturinat nga dy hapësira në Prishtinë.

Intervenimi nga KRU "Prishtina", ka ndodhur pas raportimit të qytetarëve në platformën ndreqe.com për dy lokacione me mbeturina.


Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën ndreqe.com për ankesa të ndryshme, ku më pas po intervenohet nga organet përgjegjëse./Telegrafi/