LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e padëshiruara që mund të ndodhin nëse hani shumë bukë

Pasojat e padëshiruara që mund të ndodhin nëse hani shumë bukë
(Foto: Pexels)

Për shumëkë, vaktet janë të paimagjinueshme pa bukë, por mund të habiteni nga rezultatet e një diete të pasur me produkte buke, kryesisht bukë të bardhë.

Karbohidratet e rafinuara çojnë në nivele të inflamacionit, të cilat mund të shkaktojnë shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë funksionin kognitiv të reduktuar. Efektet e një diete të pasur me bukë mund të zgjasin më shumë sesa mund të prisni.


Sipas një studimi të vitit 2012 të botuar në Journal of Alzheimer’s Disease, me 1.230 njerëz të moshës 70 deri në 89 vjeçare, ata që hanin ushqimet më të pasura me karbohidrate – si buka – kishin dy herë më shumë gjasa të zhvillonin dëmtime njohëse sesa ata që konsumonin më pak karbohidrate.

Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve
Lexo po ashtu Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

Shtimi në peshë

Shumë bukë, veçanërisht buka e bardhë, rrit shanset për zhgënjim kur shkelni në peshore. Buka, përveçse nuk është ushqimi më i shëndetshëm, rrit shanset për të ngrënë ushqime të tjera jo të shëndetshme, sepse zakonisht e kombinoni me produkte të përpunuara të mishit, gjalpë të yndyrshëm, si gjalpi i kikirikut dhe djathëra me përmbajtje të lartë yndyre të ngopura.

Një studim i vitit 2014 i botuar në revistën BMC Public Health zbuloi se njerëzit që hanin dy ose më shumë racione bukë të bardhë në ditë kishin më shumë gjasa të ishin me mbipeshë dhe obezë, në krahasim me njerëzit që hanin një racion ose më pak bukë të bardhë në javë.

Prediabeti

Kënaqësia juaj e bukës mund të jetë fajtore për afrimin e nivelit të sheqerit në gjak me një kufi të padëshiruar dhe jo të shëndetshëm. Ngrënia e tepërt e bukës, veçanërisht bukës shumë të rafinuar, siç e blejmë në dyqane dhe furra buke, mund të çojë në një rritje të nivelit të inflamacionit në trup. Kjo mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës dhe kjo gjendje shpesh i paraprin diabetit.

Lista e ushqimeve jo të mira për ta nisur ditën, mos i hani për mëngjes
Lexo po ashtu Lista e ushqimeve jo të mira për ta nisur ditën, mos i hani për mëngjes

Shtypja e lartë e gjakut

Presioni i lartë i gjakut mund të jetë rezultat i konsumimit të tepërt të bukës. Buka dhe produktet e ndryshme të pjekura janë dy burimet kryesore të natriumit, një lëndë ushqyese e njohur për rritjen e presionit të gjakut, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Edhe një sasi relativisht modeste buke mund ta rritë rrezikun e hipertensionit.

Problemet e lëkurës

Përveç shtimit në peshë dhe rrezikut më të lartë të diabetit, nëse hamë shumë bukë, mund të kemi probleme me shëndetin e lëkurës. Studiuesit kanë zbuluar se marrja e ushqimeve me indeks të lartë glikemik – që është vetë buka e bardhë – përkeqëson gjendjen e lëkurës sonë, çon në formimin e puçrrave ose akneve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori