Arsenali duket se dalëngadalë po rikthehet në formë të lartë në Ligën Premier.

The Gunners fituan 3-0 kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në ligën angleze.


Mikel Arteta po bije në formulën magjike të suksesit te skuadra londineze, pasi po bënë disa rrotacione të mira në ekip.

Shumica e lojtarëve po kalojnë nëpër një formë të lartë, e në mesin e tyre është edhe Cedric Soares.

Lojtari kishte një paraqitje mbresëlënëse ndaj The Magpies, e që një pasim i tij ka rrëmbyer internetin.

Cedric ishte nën presion të lojtarit kundërshtar, por megjithatë arriti që me thembër të pasonte për mrekulli te Bukayo Saka. /Telegrafi/

telegrafi sport app