LAJMI I FUNDIT:

PASIGURIA E DASHURISË

PASIGURIA E DASHURISË

Nga: Jorge Luis Borges
Përktheu: Bajram Karabolli

Fatkeqësisht, mendoj se dashuria sjell më shumë dhimbje sesa kënaqësi.


Tani është e qartë se lumturia që të jep dashuria është aq e madhe sa është më mirë të jesh i pakënaqur shumë herë për të qenë i lumtur pak herë.

Unë besoj se të gjithë ne kemi qenë shumë të lumtur me dashurinë, ndonjëherë, por, gjithashtu, besoj se të gjithë kemi qenë të pakënaqur, shumë herë.

Dashuria i ofron njeriut pasigurinë, atë pasiguri që të bën të kalosh nga lumturia absolute në mjerim; por edhe të mund të kalosh nga fatkeqësia në befasi, në lumturi të papritur.

Mendoj se është një përvojë dhe njeriu nuk duhet ta refuzojë përvojën.