Pasi u martua me fansen e tij, vjen lajmi se ylli turk do të bëhet baba

Këngëtari turk, Tarkan, është në pritje të fëmijës me partneren e tij, Pinar Dilek, me të cilën u martua para dy javësh.
Gjatë një intervistë, ylli i muzikës pop ka sqaruar se shtatzënia e partneres së tij nuk ishte arsyeja e martesës.
“Ne duhemi, dhe duhet ta kuptoni që s’ka asgjë të keqe këtu. Përkundrazi Zoti po na bekon me një fëmijë dhe për ne nuk është me rëndësi se a do të jetë vajzë apo djalë”, ka deklaruar Tarkan, i cili u shpreh shumë i lumtur që do të bëhet baba.
LEXONI PO ASHTU: Tarkan është martuar me fansen e tij, shikoni fotografitë e dasmës
43-vjeçari është martuar me një fanse të tij, e cila është 13 vjet më e re. Ceremonia e martesës është mbajtur në shtëpinë e këngëtarit në Stamboll.
Ndryshe, Tarkan është një prej këngëtarëve më të njohur në Turqi, ndërsa ai është i njohur edhe në gjithë Evropën. /Telegrafi/






























































