LAJMI I FUNDIT:

Pasi iu kthyen të katër trajnerët, konkurrenti i “The Voice Australia” ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë partneres së tij – shtangen anëtarët e jurisë

Pasi iu kthyen të katër trajnerët, konkurrenti i “The Voice Australia” ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë partneres së tij – shtangen anëtarët e jurisë

Mick Harrington mori një ovacion të fortë duartrokitjesh nga të katër gjyqtarët në episodin e së dielës në “The Voice Australia”, me interpretimin e këngës “Somewhere Over The Rainbow”.

Megjithatë ishte propozimi i tij për të dashurën Bec në skenë menjëherë pas përfundimit të performancës, në sy të dy vajzave të tyre të vogla, që i përloti trajnerët e spektaklit si Rita Ora dhe Jessica Mauboy.

32-vjeçari nga Victoria, i cili zotëron një biznes kopshtarie, ra në gjunjë dhe i dha të dashurës dhe nënës së fëmijëve të tij, Bec, një unazë mahnitëse, shkruan DailyMail.


Interpretimi i këngës “Somewhere Over The Rainbow“ nga Eva Cassidy i rezultoi atij një ovacion të fortë nga Rita Ora, Jessica Mauboy, Guy Sebastian dhe Keith Urban – të cilët që të katër i kthyen karriget për të në audicionet e fshehura.

“Ishe ti që sapo e këndove atë?”, pyeti Keith i tronditur konkurrentin Mick, së bashku me Guy i cili tha se performanca ishte “thjesht fenomenale”.

Mbesa e befason anëtaren e jurisë duke u shfaqur në audicionet e "The Voice Australia" - fansat e akuzojnë shfaqjen për nepotizëm
Lexo po ashtu Mbesa e befason anëtaren e jurisë duke u shfaqur në audicionet e "The Voice Australia" - fansat e akuzojnë shfaqjen për nepotizëm

Keith shtoi: “Një nga gjërat që mishëron kjo shfaqje është se ju nuk mund të gjykoni një libër nga kopertina e tij. Ka një bukuri absolute në zërin tënd dhe është e gjitha spirituale. Është shpirt i pastër”.

Jessica gjithashtu ndau mendimet e saj, duke thënë: “Ky moment e di që do të ndryshojë jetën tënde”.

Mick, i cili zgjodhi Jessicën si trajneren e tij, tronditi anëtarët e jurisë kur i propozoi të dashurës së tij Bec në një moment emocional në skenë.

Këngëtari i talentuar ra në njërin gju dhe i dhuroi një unazë mahnitëse fejese Becit, e cila kuptohet se ishte e humbur nga fjalët, dhe tha thjeshtë ‘Po!’.

Para propozimit, Mick zbuloi se sa shumë do të thotë familja e tij për të.

“Unë jam Mick Harrington. Unë zotëroj biznesin tim të kopshtarisë. Unë punoj shumë çdo ditë për fëmijët e mi dhe për partneren time të bukur”, tha ai para kamerës.

Njeriu i përkushtuar i familjes tha gjithashtu se e kupton “potencialin” që shfaqja e talenteve ka për të ndryshuar jetën e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Kalo në kategori