Pasi Hailey Bieber pësoi sulm në tru në moshën 25-vjeçare, këto janë shenjat që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Hailey Bieber u shtrua në spital para disa javësh dhe fansat mbetën të shokuar kur zbuluan se ishte për shkak të një sulmi në tru në moshën 25-vjeçare.
Një në katër persona që pësojnë një sulm në tru janë më të rinj se 55 vjeç, ndaj është jetike që të njihni shenjat, edhe nëse e konsideroni veten shumë të ri për t’u rrezikuar.
Hailey, tha se ajo pësoi “simptoma të ngjashme me sulmn” përpara se të dërgohej në spital.
Në një deklaratë të postuar në një Story në Instagram, Hailey tha se ishte duke ngrënë mëngjes me bashkëshortin e saj, Justin Bieber të enjten e asaj jave kur u ndje e sëmurë. Mjekët zbuluan se ajo kishte një mpiksje të vogël gjaku, e cila shkaktoi mungesën e oksigjenit.
Kjo sugjeron që ajo kishte një sulm ishemike – lloji më i zakonshëm para një sulmje hemorragjike. Megjithatë, Hailey tha se ajo u shërua brenda pak orësh dhe më vonë u kthye në shtëpi, gjë që sugjeron se ajo mund të kishte pasur një sulm të vogël.
Një sulm i vogël, i quajtur zyrtarisht një atak ishemik kalimtar (TIA) është një sulm që shkakton simptoma për një kohë të shkurtër, pasi bllokimi në tru është vetëm i përkohshëm. Hailey e përshkroi incidentin si “një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë”, por tha se ishte “shumë mirënjohëse dhe falënderuese” për stafin e spitalit.
NHS thotë se ju keni më shumë gjasa të keni një sulm nëse jeni mbi 55 vjeç. Megjithatë, rreth një në katër sulme në tru ndodhin te të rinjtë nën 25 vjeç.
Sulmet në tru mund të parandalohen duke jetuar një mënyrë jetese të shëndetshme – kjo është lënia e duhanit, heqja e alkoolit, ushtrimet fizike dhe ushqyerja e mirë. Por kjo nuk mund ta largojë plotësisht rrezikun.
Historia familjare, përkatësia etnike dhe historia mjekësore luajnë të gjitha një rol dhe këto nuk janë të ndryshueshme.
Shoqata e sulmit thotë se disa aspekte të jetës së grave mund të rrisin rrezikun e një sulmi, si pilula kontraceptive, shtatzënia dhe migrena:
Shenjat
Mënyra më e lehtë për të kujtuar tre shenjat kryesore të një goditjeje janë me një testim të lehtë.
-
Dobësia e fytyrës: A mund të buzëqeshë personi? I ka rënë goja apo syri?
-
Një dobësi krahu: A mund të ngrejë personi të dy krahët?
-
Problemet e të folurit: A mundet personi të flasë qartë dhe të kuptojë atë që thoni?
Është koha për të telefonuar mjekun nëse shihni ndonjë nga këto shenja. Këto janë tre shenjat më të zakonshme të një goditjeje në tru.
Por ka edhe shenja të tjera për t’u kujdesur:
-
Dobësi ose mpirje e papritur në njërën anë të trupit, duke përfshirë këmbët, duart ose shputat e këmbëve.
-
Vështirësi në gjetjen e fjalëve ose të folurit me fjali të qarta.
-
Pamje e papritur e paqartë ose humbje e shikimit në një ose të dy sytë.
-
Humbje e papritur e kujtesës ose konfuzion, dhe marramendje ose një rënie e papritur.
-
Një dhimbje koke e papritur, e fortë.
Marrja e ndihmës për dikë që ka një goditje në tru është jetike, sepse mund t’i lërë njerëzit me vështirësi afatgjata me të folurin, kujtesën, përqendrimin, ndërgjegjësimin hapësinor dhe më shumë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi