Një veprim i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan është bërë viral në mediat sociale.

Siç edhe shihet në pamje, ai e futi shaminë që përdori për të fshirë hundën në dosjen përpara tij, kur nuk gjeti vend për ta vendosur.


Presidenti Erdogan u takua me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi, në Pallatin Presidencial, përcjell Telegrafi.

Pasi priti Mitsotakis me një ceremoni zyrtare, ata vazhduan në një takim privat.

Pas Takimit të 6-të Ndërdelegacional të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi, u mbajt një ceremoni nënshkrimi për marrëveshjet.

Pas ceremonisë, të dy udhëheqësit mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë konferencës për shtyp, ishte e dukshme se Mitsotakis u përpoq të gjente një vend për të vendosur shaminë që përdori për të fshirë hundën dhe përfundoi duke e futur atë në dosjen përpara tij.

Pamjet e atij momenti krijuan gjithashtu një bujë të konsiderueshme në mediat sociale. /Telegrafi/