Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba, ka kaluar një moment shumë emocional kur u përball me arushin e saj të preferuar, Stitch.

Ajo nuk mundi të përmbante lotët dhe e përqafoi me ngrohtësi, duke shpërthyer në një ndjesi të thellë mallëngjimi dhe dashurie për objektin që i ka shoqëruar në shtëpi.


Duke mbajtur Stitchin në krah, Alba dërgoi një mesazh: “Uroj ta kesh parë mesazhin, më ka marrë shumë malli”, duke treguar sa shumë i mungojnë njerëzit dhe momentet e veçanta jashtë shtëpisë.

BBVK/YouTube

Ajo nuk ndaloi me kaq, por filloi të përmendte edhe personat e tjerë për të cilët ndiente mungesë dhe mall, duke e bërë situatën edhe më të prekshme për shikuesit.

Në këtë moment, Alba filloi të këndojë këngën “Je gjysma ime” të Soni Malajt, duke shprehur emocionet e saj të thella dhe lidhjen sentimentale që ka me personat dhe gjërat që i mungojnë jashtë shtëpisë.

Ky moment u bë një nga më të ndjerët në këtë edicion, duke treguar anën më të ndjeshme të banores, larg lojërave dhe konflikteve të zakonshme të shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com