Organizata terroriste Shteti Islamik ka filluar të shpërndajë “pasaportat për xhenet” tek militantët e vetë.

Përmbajtja e këtij dokumenti është zbuluar nga forcat opozitare siriane gjatë betejave të ashpra që i ka zhvilluar kundër ISIS në qlirimin e qytetit Raqqa, transmeton Telegrafi.


Pasaportat e prodhuara me cilësi të lartë me ngjyrë të gjelbër dhe me shkronja të arta përmban citate uranore në gjuhën arabe dhe atë angleze.

3 170

Por, duket se kjo taktikë motivon militantët që të kryejnë sulme terroriste duke përdorur rripa të mbushur me eksploziv apo vetura me bomba.

Në kopertinën e kësaj pasaporte shkruan “Pasaporta për xhenet”. Me këto pasaporta, atyre u “garantohet” që nëse vdesin në vijën e parë të frontit do të shkojnë në xhenet”.

Megjithatë, në këto pasaporta nuk ka kurrfarë të dhëna të personit që e posedon. /Telegrafi/