LAJMI I FUNDIT:

Pasagjeri tenton të thyejë dritaren e aeroplanit duke e goditur me shkelm – gjatë fluturimit nga Pakistani në Dubai

Pasagjeri tenton të thyejë dritaren e aeroplanit duke e goditur me shkelm – gjatë fluturimit nga Pakistani në Dubai

Ky është momenti kur një pasagjer që po udhëtonte nga Pakistani në Dubai “e nxori zhgënjimin e tij në një dritare aeroplani”, duke e goditur me shkelm ndërsa ata ishin në ajër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia arrestoi dhe largoi nga aty burrin pas mbërritjes pasi aeroplani i Pakistan International Airlines PK-283 u ul në Dubai nga Peshawar të mërkurën.

Pamjet video treguan stjuardesat që përpiqeshin të qetësonin pasagjerin pasi ai filloi të godiste me grushte dhe shkelm ulëset, duke alarmuar pasagjerët.


Ata i bërtitën atij që të ndalonte, duke i thënë: ‘Mos e bëj këtë’.

Ai filloi të vepronte në mënyrë të çrregullt pas ngritjes, sipas burimeve të cituara në Dawn, duke kërkuar që të kthehej në Pakistan.

Por aeroplani ishte nisur, dhe pasagjeri vetëm sa bëhej më i shqetësuar gjatë udhëtimit.

Pasi u bë më agresiv, kapiteni i fluturimit kontaktoi kontrollorin e trafikut ajror të Dubait për tu marrë me të pas uljes.

Ata e ndaluan pasagjerin pas mbërritjes së tij në Dubai më 14 shtator.

Burri është futur në listën e zezë pas arrestimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Botë
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Evropa
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Kalo në kategori