LAJMI I FUNDIT:

Pasagjeri amerikan kafshon stjuardesën, piloti detyrohet të kthejë aeroplanin në Tokio

Pasagjeri amerikan kafshon stjuardesën, piloti detyrohet të kthejë aeroplanin në Tokio

Një pasagjer i aviokompanisë amerikane dyshohet se kafshoi një anëtare të ekuipazhit gjatë fluturimit të së martës, duke detyruar pilotin e All Nippon Airëays (ANA) që kishte për destinacion Seattle të kthehet në Tokio.

Zëdhënësi i aviokompanisë ka thënë se stjuardesa ka pësuar lëndime të lehta, për shkak të këtij veprimi agresiv të pasagjerit, transmeton Telegrafi.

Nga ANA njoftuan për CNN, se pasagjeri është arrestuar nga policia me të zbritur aeroplani në pistën e kryeqytetit japonez.


Ata nuk zbuluan identitetin e pasagjerit, kurse nga policia japoneze në Tokio kanë refuzuar të japin detaje lidhur me rastin.

Ky nuk është rasti i parë i kafshimit gjatë fluturimeve.

Në vitin 2022, dy pasagjerë u dënuan me para për shkak të goditjeve dhe kafshimit të anëtarëve të ekuipazhit në dy fluturime të ndryshme të aviokompanive amerikane American Airlines dhe Del Airlines.

Njëri ishte dënuar me 81.950 dollarë, kurse tjetri me 77.272, dy dënimet më të mëdha që i ka shqiptuar Aviacioni Federal Civil. Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori