LAJMI I FUNDIT:

Pasagjerët “zgjohen në destinacione të gabuara” pas devijimit të fluturimeve nga stuhia e fortë “Isha”

Pasagjerët “zgjohen në destinacione të gabuara” pas devijimit të fluturimeve nga stuhia e fortë “Isha”

Mijëra pasagjerë të linjave ajrore përreth Evropës u zgjuan këtë mëngjes në destinacione të gabuara dhe në vende të gabuara, pasi stuhia “Isha” shkaktoi kërdi me fluturime, me dhjetëra anulime, devijime dhe xhiro në Evropën Perëndimore.

Pasagjerët që udhëtuan nga Irlanda drejt Mbretërisë së Bashkuar si dhe anasjelltas, fluturimi ishte mjaft i vështirë, transmeton Telegrafi.


Aeroportet në Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar u goditën keq nga stuhia, me erëra që lëvizinin 144 kilometër në orë.

Shumë aeroplanë që u nisën në perëndim u devijuan drejt aterrimeve më të sigurta në Evropën kontinentale.

Nga kjo stuhi u prek veçanërisht linja ajrore Ryanair, pasi baza e tij është Dublini, ku 166 fluturime hyrëse dhe dalëse u anuluan të dielën, sipas Kevin Cullinan, kreu i grupit të komunikimeve tek operatori i Aeroportit të Dublinit.

Aeroporti gjithashtu pa 36 devijime fluturimi dhe 34 qarkullime – ku aeroplanët hoqën dorë nga aterrimi në mes të procesit dhe vendosën të ‘bëjnë rrotullime’ për një përpjekje tjetër.

Në vend që të shkonin në Londër përfunduan në Budapest, stuhia detyroi pilotin nga Mançesteri të bëjë ulje emergjente në Hungari
Lexo po ashtu Në vend që të shkonin në Londër përfunduan në Budapest, stuhia detyroi pilotin nga Mançesteri të bëjë ulje emergjente në Hungari

Një fluturim i Ryanair nga Lanzarote, në Ishujt Kanarie, në Dublin arriti pothuajse deri në kryeqytetin irlandez, përpara se të kthehej dhe të devijonte për në Bordo, Francë, pa u përpjekur të zbarkonte.

Një tjetër fluturim i Ryanair nga Mançesteri në Dublin u devijua në Paris Beauvais.

Për të mos u mjaftuar, fluturimi tjetër u kthye para dhe mbrapa midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për më shumë se tre orë përpara se të zbarkonte në Liverpool.

Një i tretë, nga Shannoni në Edinburg, fluturoi deri në Skoci dhe më pas u devijua në Koln të Gjermanisë.

Erërat e forta në Britaninë e Madhe gati "rrëzojnë" gazetarët teksa këta të fundit raportojnë për motin
Lexo po ashtu Erërat e forta në Britaninë e Madhe gati "rrëzojnë" gazetarët teksa këta të fundit raportojnë për motin

Një fluturim i Lufthansa-s nga Mynihu në Dublin u detyrua të bënte një xhiro dhe të kthehej në Mynih.

Mbretëria e Bashkuar u godit më së keqi nga kjo stuhi me 100 fluturime të dështuara në aeroportet e vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori