LAJMI I FUNDIT:

Pas zyrtarizmit të marrëdhënieve diplomatike, Osmani zhvilloi bisedë telefonike me kryetarin e Kuvendit të Izraelit

Pas zyrtarizmit të marrëdhënieve diplomatike, Osmani zhvilloi bisedë telefonike me kryetarin e Kuvendit të Izraelit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, një ditë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Yariv Levin.

Osmani e ka falënderuar Levinin për vendimin e shtetit të tij për ta njohur shtetin e Kosovës, duke shfaqur shpresën se hapja e këtij kapitulli të ri do të jetë mundësi e mirë për intensifikimin e marrëdhënieve në shumë sfera.

“Në këtë kontekst, marrëdhëniet me Izraelin i ka konsideruar të rëndësisë strategjike. U.d. Presidentja Osmani ka thënë se shteti i Kosovës me njohjen nga Izraeli e ka forcuar edhe më tej pozicionin ndërkombëtar, teksa ka shfaqur shpresën se veprimin e këtij shteti ta ndjekin edhe shtetet e tjera mosnjohëse”, thuhet në njoftim për media.


Në cilësinë e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Osmani ka potencuar rëndësinë e fillimit të bashkëpunimit ndër parlamentar, duke e pas parasysh faktin se legjislativi kosovar tashmë ka krijuar Grupin e Miqësisë me Izraelin.

Më tej, në këtë bisedë telefonike Osmani i ka thënë Levin se Kosova do ta mbështes çdo iniciativë globale kundër antisemitizmit.

“Antisemitizmi nuk ka gjetur vend në Kosovë. Në këtë plan ne do të punojmë edhe me rininë kosovare lidhur me edukimin e tyre për luftën kundër antisemitizmit”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Izraelit, Yariv Levin, në fund të kësaj bisede telefonike e ka ftuar u.d. Presidenten Osmani për një vizitë në Izrael në një kohë të përshtatshme për të dy palët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori