Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Sicilinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, 03:19 minuta në Katania.

Nga lëkundjet e forta janë dëmtuar shumë banesa, ndërsa 10 persona janë lënduar, mes tyre një 80-vjeçar është nxjerrë nga rrënojat.


Njerëzit janë larguar me shpejtësi nga banesat duke dalë në rrugë, ndërsa disa prej tyre shprehen “jemi gjallë nga një mrekulli”.

“Muret e shtëpisë janë shembur. Ishim në gjumë në momentin që ra tërmeti. Për fat të mirë, mobiliet na mbronin nga rrënojat”, thanë disa prej tyre, përcjell bw.

Një pjesë e autostradës Katania-Mesina është mbyllur, ndërsa aeroporti funksionon normalisht.

Ndërkohë që Katania ditët e fundit ka qenë në panik edhe pas shpërthimit të vullkanit Etna të hënën.