LAJMI I FUNDIT:

Pas vizitës së zyrtarit të lartë amerikan, sot në Kosovë vijnë dy këshilltarët kryesor të kancelares Merkel

Pas vizitës së zyrtarit të lartë amerikan, sot në Kosovë vijnë dy këshilltarët kryesor të kancelares Merkel
Foto: Maurizio Gambarini / Anadolu Agency

Javëve të fundit në Kosovë janë shtuar vizitat e zyrtarëve të lartë të shteteve mike, të cilët kanë takuar liderët e vendit lidhur me çështjen e taksës dhe dialogut me Serbinë.

Gjatë vikendit që lamë pas, në Kosovë qëndroi për vizitë nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale.


E sot në Kosovë pritet të qëndrojnë në një vizitë dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel.

Berlini në mënyrë të përsëritur i ka bërë thirrje qeverisë në Prishtinë të tërheqë taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe BeH.

Kujtojmë se zyrtari i lartë amerikan, David Hale, ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.

Ai po ashtu theksoi se përkrahja e SHBA-së është e palëkundshme. Duke folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë, Hale tha se në bosht të saj duhet të jetë njohja e ndërsjellët. /Telegrafi/