LAJMI I FUNDIT:

Pas vizitës në disa biznese, Haradinaj: Për ekonominë tonë ka shpresë

Pas vizitës në disa biznese, Haradinaj: Për ekonominë tonë ka shpresë

Kandidati për president Ramush Haradinaj pas vizitës në disa biznese në Komunën e Rahovecit ka thënë se, ende ka shpresë për ekonominë e Kosovës.

Haradinaj në një shkrim në Facebook ka shtuar se dora e shtetit, do të ndjehet te të gjithë prodhuesit e ndërmarrësit që u goditën nga pandemia COVID-19.


“‘Fetoshi’, ‘Osa Termosistem’, ‘Haxhimurati’, ‘Bodrumi Vjetër’ dhe ‘Cenbaza’, janë vetëm një pjesë e mozaikut të prodhuesve të Rahovecit, të cilët na bëjnë krenarë të gjithë ne. Deri në 80 për qind të prodhimeve të tyre, eksportohen jashtë vendit, tregues ky i cilësisë së lartë që ka prodhimi vendor. Dora e shtetit, do të jetë ndjehet tek të gjithë prodhuesit e ndërmarrësit, që u goditën nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë. Programi i Aleancës, ka paraparë deri në hollësi përkrahjen për ta, ndërprerjen e rënies dhe stimulimin e rritjes ekonomike në vend”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/