Pas tragjedisë ajrore në Turqi, Kurti ngushëllon Erdoganin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik të avionit ushtarak në Turqi, ku humbën jetën 20 persona.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti i ka dërguar mesazhin e tij të ngushëllimit presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, qeverisë dhe qytetarëve turq, përcjell Telegrafi.
“Thellësisht të pikëlluar nga rrëzimi i avionit ushtarak turk që mori 20 jetë. Ngushëllimet tona të sinqerta u shkojnë familjeve të viktimave, Presidentit Erdogan, Qeverisë së Turqisë dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri në detyrë ka shprehur gjithashtu solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin turk në këtë moment zie. /Telegrafi/
Deeply saddened by the Turkish military plane crash that claimed 20 lives. Our heartfelt condolences go out to the families of the victims, to President Erdoğan, the Government of Türkiye, and to all those affected by this tragedy.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































