LAJMI I FUNDIT:

Pas testimit ekstern, paralajmërohet heqja e programit ”Cambridge” dhe reforma tjera arsimore në Maqedoni

Pas testimit ekstern, paralajmërohet heqja e programit ”Cambridge” dhe reforma tjera arsimore në Maqedoni

Renata Treneska-Deskoska, ministre e Arsimit, ka paralajmëruar hapa tjerë në drejtim të reformimit të procesit edukativ-arsimor në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hapi i parë tashmë është realizuar dhe ai është shfuqizimi i testimit ekstern, që sipas qeverisjes së tanishme, ishte barrë e rëndë për nxënësit dhe arsimtarët, si edhe harxhime buxhetore.


Deskoska ka paralajmëruar edhe heqjen e programit Cambridge që qeverisja e kaluar vendosi ta zbatojë në sistemin arsimor të shkollimit të mesëm. Ajo deklaroi se kërkohen mekanizma se si të ndalohet ky program deri në fillim të vitit të ardhshëm arsimor, si edhe dotë shqyrtohen mënyra se çfarë të bëhet në ato shkolla ku tashmë ka filluar.

Në diskutimin ”Reformimi i reformave të pasuksesshme” të organizuar nga Instituti Progres, ministresha paralajmëroi edhe uljen e numrit të orëve për shkollat fillore dhe të obligimeve administrative për arsimtarët, respektivisht uljen e lëndëve në shkollat fillore, më pak nxënës në paralele, uljen e orëve të arsimtarëve me stazh më të gjatë, që të jenë mentorë të arsimtarëve më të rinj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori