Pas tensioneve në Dubai, Fero qetëson fansat: Jam mirë, mos u bëni merak

Pas situatave të tensionuara që janë raportuar së fundmi në Dubai, disa prej artistëve shqiptarë që ndodheshin atje kanë vendosur të reagojnë publikisht për të qetësuar ndjekësit e tyre.
Shqetësimi i fansave ka qenë i madh, duke qenë se shumë figura të njohura të skenës shqiptare kishin angazhime apo qëndronin në këtë destinacion.
Ndër ta ka reaguar edhe Fero, i cili përmes një InstaStory ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar për t’u interesuar për gjendjen e tij.

Reperi u shpreh: “Faleminderit shumë krejtve që më keni shkruar dhe keni pyetur për mua. Jam mirë, jam i sigurt, mos i bëni merak. Respekt maksimal për gjithë kujdesin që më keni tregu”.
Mesazhi i tij u prit me lehtësim nga ndjekësit, të cilët prej ditësh kishin shprehur shqetësim në rrjetet sociale.
Ditë më parë, reagime të ngjashme kanë bërë edhe Drilon Rama dhe Morena Taraku, të cilët gjithashtu siguruan fansat se janë mirë dhe jashtë çdo rreziku. /Telegrafi/



























































