LAJMI I FUNDIT:

Pas të nxehtit dhe thatësirës, “vërshime biblike” të minjve në Gjermani

Pas të nxehtit dhe thatësirës, “vërshime biblike” të minjve në Gjermani

Si pasojë e një thatësire të madhe që e ka kapluar Gjermaninë, minjtë kanë pushtuar Gjermaninë.

Herët rreth viteve ’30-ta, Gjermania ishte “vërshuar” nga minjtë për shkak të mungesës së kushteve higjieniko-sanitare që kishte në shumë qytete të mëdha.


Bild raporton se Berlini këtë vit ishte kapluar nga brejtësit shumë më herët se të fillonte i nxehti dhe thatësira.

Sylvia Kostner nga Zyra Shtetërore për Shëndetësi dhe Çështje Sociale dhe se problemi me brejtësit në Gjermani ka filluar që pesë vite.

Ajo tha se përpos thatësirës, edhe turistët po e bëjnë të vetën, pasi mbeturinat ushqimore nuk po i marrin me vete, duke u mundësuar minjve të ushqehen dhe shumohen.

Në Leipzig, qytet në jug-perëndim të Berlinit, Katja Gläß, zyrtare nga ujësjellësi lokal tha se thatësira e madhe po e përkeqësonte problemin me brejtësit.

“Për shkak të reshjeve të pakta të shiut, hapësirat në kanalizime mbeten të thara, duke u bërë parajsë për minjtë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Ajo shpjegoi më tej se brejtësit gjatë verës strehohen dhe “dëfrehen” në hapësirat e kanalizimeve, por ky vendbanim i qetë i tyre në dimër mundë të jetë vdekjeprurës për ta, kur shtohen të reshurat atmosferike.

Problemi i minjve është bërë problem kombëtar në gjermani, dhe autoritetet po e shqyrtojnë mundësinë për të vendosur kamera brenda kanalizimeve për të detektuar se nga po vijnë brejtësit.

Ata shpresojnë se duke bërë këtë, mund të krijojnë një helm për t’i vrarë të gjithë minjtë.

Por edhe jashtë labirinteve të kanalizimeve minjtë në Gjermani po “lulëzojnë”.

Një miushe femër lind deri në 18 të vegjël dhe këtë e bën deri në tetë herë gjatë një viti.

Minjtë janë të njohur si mbijetues në kushte ekstreme dhe pa ushqim, ku mund të ushqehen edhe me letër madje edhe me sapun.

Brejtësit e mërzitshëm mund të bartin deri në tetë sëmundje./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori