LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Kurtin, Flocken: Nuk arritëm zgjidhje për grevën në arsim

Pas takimit me Kurtin, Flocken: Nuk arritëm zgjidhje për grevën në arsim

Drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan Flocken, ka deklaruar se nuk është gjetur një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim, edhe pas takimi të sotëm që pati me kryeministrin Albin Kurti.

Flocky në një konferencë për media, ka theksuar se i mbështet të gjithë mësimdhënësit dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Ne mbështesim SBASHK-un dhe kërkesat e tij, anëtarësinë e SBASHK-ut dhe mësimdhënësit në Kosovë. Arsimimi profesional është i rëndësishëm dhe meriton të gjithë mbështetjen e domosdoshme. Ne kemi pasur kontakt me KE-në mbi zhvillimet në situatën këtu në Kosovë dhe do të raportoj për takimin me kryeministrin në Komisionin Evropian. Kam ardhur nga Brukseli për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, pasi mësimdhënësit ndodhen në grevë duke kërkuar rritjen e pagave dhe implementimin e sigurimeve shëndetësore dhe të skemës së pensioneve. Ne kemi pasur një shkëmbim të gjatë, por nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë zgjidhje për çështjen”, tha Flocken.


Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka falënderuar Flocken për vizitën e saj urgjente në Kosovë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për kërkesat e SBASHK-ut.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës nuk ka lëshuar pe përballë kërkesave të tyre dhe se greva do të vazhdojë. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori