LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Grenell, deklarohet Vuçiq: Nëse hiqet taksa mund të bisedojmë për pauzimin e procesit të çnjohjeve

Pas takimit me Grenell, deklarohet Vuçiq: Nëse hiqet taksa mund të bisedojmë për pauzimin e procesit të çnjohjeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot për taksën 100 për qind për mallrat serbe të vënë nga Qeveria e Kosovës, si dhe për fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

“Kemi qëndrim shtetëror sa i përket çështjes së pavarësisë së Kosovës, që dallon nga qëndrimi i Shteteve të Bashkuara dhe Prishtinës. Ata duan sa më shumë njohje, ne nuk e duam një gjë të tillë dhe puna jonë është të punojmë në këtë drejtim”, ka deklaruar Vuçiq para takimit me Richard Grenell që zgjati rreth një orë, transmeton Telegrafi.

“Për mua nuk është njëjtë, pasi që taksa është vënë pa kurrfarë arsye. I kam përsëritur edhe Grenellit që ne kemi pasur një propozim që do të ishte fer, të bëjmë një pauzë e në këmbim të kësaj Prishtina të heq taksën, kurse ne të ndalim fushatën për çnjohjet e Kosovës. I kam thënë edhe sot, nëse një gjë e tillë ul tensionet në rajon, mund të bisedojmë për këtë. Por nuk mund ta bëjmë atë nëse pas një jave në Prishtinë na thonë se duam të jem pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare e ndoshta apo ndonjë tjetre, pasi ne duhet ta kryejmë punën tonë”, ka shtuar Vuçiq.

Presidenti serb tha se nëse do të krahasoheshin taksat me tërheqjen e njohjeve, do të nënkuptonte që Serbia është fajtore për taksën e vënë nga autoritetet kosovare, duke pretenduar se Serbia nuk është fajtore për asgjë.

“Mos harroni që Serbia nuk i ka vënë taksë Prishtinës as në vitin 2008 e 2009, kur e shpallën pavarësinë, kurse ata na e kanë vënë vetëm pse i ka pëlqyer një njeriu dhe ishte i interesuar të rrit famën”, ka shtuar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori