LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit, policia gjermane konfirmon: Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë

Pas sulmit, policia gjermane konfirmon: Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë

Një sulm ka ndodhur në qytetin gjerman të Trierit, ku një person ka hyrë me veturë në zonën për këmbësorët.

Deri më tani janë konfirmuar për dy persona të vdekur, ku njëri prej tyre ishte fëmijë. Por, mediat lokale njoftuan se katër njerëz janë vrarë, të cilën gjë ende nuk e ka konfirmuar policia gjermane.


Sulm në Trier të Gjermanisë: Të paktën dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar
Lexo po ashtu Sulm në Trier të Gjermanisë: Të paktën dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe të paktën 15 persona janë lënduar, por nuk përjashtohet mundësia të rritet ky numër, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se autorja e këtij krimi është një 51-vjeçare gjermane, e cila është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Autoritetet lokale thanë se nuk kishte asnjë informacion se sugjeronte se ishte terrorizëm ose një sulm i motivuar politikisht. /Telegrafi/