Në episodin e 64-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir vjen Arben Zeqiri, një nga figurat më të dashura dhe më të veçanta që ka dhënë futbolli i Gjilanit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Zeqiri mes tjerash ka rrëfyer për kohën kur kaloi tek Drita duke treguar se cili person ishte më meritori për këtë lëvizje.


“Oferta ishte tunduese, por projekti ishte edhe më tundues. Me fitu titullin thoshte kryetari në atë kohë Saqip Shala, të cilin e përshëndes shumë, ai ka qenë kryesori që unë kam kalu te Drita”.

“M’i ka përmbushë krejt kushtet, kërkesat edhe mundësinë me kalu me punu në gjimnaz si mësimdhënës, se isha në shkollë fillore, tha këto ke me pasë prej mundësive të mia sepse atëherë u dashtë kapak edhe sot është me të shty”.

“Edhe isha sportisti më i mirë i qytetit, në 2007-tën u pata shpallë. Më tha edhe këtë kërkesë po ta plotësoj, po edhe në gjimanz me kalu ishte ëndrra ime si profesor në gjimnaz”.

“Edhe paramendo 218 euro ka qenë rroga si mësimdhënës. Qe çfarë ëndrrash kemi pasë. Gjimnazi, 80 vjet traditë, edhe sot e asaj dite jam aty, e kam lënë Dubain për atë shkollë”.

“Kështu që jam shumë krenar. Edhe nuk u realizua projekti për arsye se nuk erdhi Bekim Iusfi, ishte për me ardhë plan si futbollist, si përforcim, as Uliks Emra, as Malësor Gjonbalaj, as Lekë Pula”, ka thënë Zeqiri mes tjerash.

Episodin e plotë me Arben Zeqirin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app