LAJMI I FUNDIT:

Pas më shumë se një vit e gjysmë hapen diskotekat dhe klubet e natës në Maqedoni

Pas më shumë se një vit e gjysmë hapen diskotekat dhe klubet e natës në Maqedoni

Pas 19 muajve mbyllje, diskotekat dhe kafe baret do t’i hapin dyert për vizitorët. Në këto objekte, sipas vendimit të Qeverisë, do mund të hyjnë vetëm personat e vaksinuar me njërën ose të dyja dozat ose me vërtetim për kovid të kaluar. Pronarët thonë se përgatiten për hapjen e objekteve për këtë ose javën e ardhshme. Apelojnë të respektohen masat nga qytetarët por edhe nga pronarët e klubeve që të mos ketë mbyllje të serishme.

“Kjo është shumë e rëndësishme për mbijetesën e klubeve të natës në përgjithësi në gjithë këtë veprimtari. Shpresojmë të fitojmë mjaftueshëm për ti mbajtur klubet e natës, që ti mbulojnë shpenzimet e funksionimit, nuk presim të kemi ndonjë fitim, por me kalimin e kohës shpresojmë të kthehemi në normalitet. U bëj thirrje të gjithë pronarëve të klubeve të natës, që e dimë se si është të mos punosh, 19 muaj jemi mbyllur, do të apeloja që ti respektojnë masat dhe protokollet për lëshimin e personave të vaksinuar dhe të imunizuar, që kanë kaluar sëmundjen në 45 ditët e fundit”- deklaroi Goran Arsovski- Përfaqësues i pronarëve të klubeve të natës


Pronarët thonë se në periudhën në vijim do të kenë vështirësi në punësimin e kamerierëve, banakierëve dhe stafit tjetër pasi për shkak të pandemisë shumë punonjës në këtë sektor janë larguar nga profesioni i gastronomisë.

Përveç hapjes së lokaleve të natës, vendimi i fundit lejon organizimin e ahengjeve, dasmave, ditëlindjeve, pagëzimeve, seminareve, konferencave, takimeve në ambiente të mbyllura në përputhje me protokollet./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori