LAJMI I FUNDIT:

Pas shumë muajsh, Charli D’Amelio rikthehet me flokë të gjatë

Pas shumë muajsh, Charli D’Amelio rikthehet me flokë të gjatë

Charli D’Amelio postoi një video të transformimit të saj të ri të flokëve dhe duket ashtu si një vit më parë kur ajo për herë të parë hyri në skenë.

Ylli i TikTok largoi flokët e saj rozë për zgjatime ngjyrë kafe të errët, duke i stiluar flokët në formën valë-valë.


Ndryshimi vjen pasi Charli filloi të merrte mesazhe nga disa persona duke thënë se ajo “dukej më mirë një vit më parë”. 16-vjeçarja për herë të parë iu drejtua këtyre komenteve në një Instagram Live muajin e kaluar.

@charlidamelio

new hair!!!

♬ IM BACK – GlacialMelodies ❄️

“Them se është sepse i lyej flokët” , tha ajo. “Kjo është me të vërtetë e vetmja gjë që ka ndryshuar në lidhje me mua, përveç faktit që unë jam shumë më e sigurt, gjë për të cilën mu desh pak kohë. Kështu që, unë nuk do t’i lejoj njerëzit të thonë atë për mua. Unë qëndrova e qetë për shumë gjëra dhe, sinqerisht, është jashtëzakonisht zhgënjyese të jesh adoleshente dhe thjesht duhet të lejosh miliona e miliona njerëz të flasin për mënyrën se si dukem”.

Tani, ajo u rikthye në formën e saj të vjetër, kjo erdhi edhe pas komenteve të shumta negative mbi një video nga e cila humbi shumë ndjekës.

Ylli i TikTok, Charli D’Amelio reagon për herë të parë pas videos që i kushtoi 1 milion ndjekës
Lexo po ashtu Ylli i TikTok, Charli D’Amelio reagon për herë të parë pas videos që i kushtoi 1 milion ndjekës

Pavarësisht të gjithave, këtë fundjavë Charli arriti të grumbulloj plot 100 milion ndjekës në TikTok. /Telegrafi/