LAJMI I FUNDIT:

Pas shpërthimit në Abu Dhabi, Ambasada e Kosovës: Nuk ka viktima e as të lënduar

Pas shpërthimit në Abu Dhabi, Ambasada e Kosovës: Nuk ka viktima e as të lënduar

Mbrëmjen e së martës një shpërthim i fuqishëm goditi një ndërtesë të lartë në qendër të Abu Dhabit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka njoftuar se fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima e as të lënduar.


“Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi njofton qytetarët e saj, se mbrëmë në mesnatë ka ndodhur një shpërthim i bombolave të gazit në qendër të qytetit në Abu Dhabi. Ekipet emergjente të qytetit kanë intervenuar në shpejtësi, duke e vënë situatën nën kontroll”.

Shpërthime në Abu Dhabi, panik në qytet – rrugët mbushen me policë e autoambulanca
Lexo po ashtu Shpërthime në Abu Dhabi, panik në qytet – rrugët mbushen me policë e autoambulanca

“Fatmirësisht, nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe as viktima. Shpërthimi ka ndodhur në sipërfaqen e katit të fundit të një ndërtese në qendër të qytetit. Autoritetet e EBA-së, në një deklaratë të tyre zyrtare të lëshuar sot, i kanë bërë thirrje publikut që informacionet lidhje me këtë incident, t’i marrin nga burimet e saja zyrtare, dhe të shmangin qarkullimin e thashethemeve dhe informacioneve të pasakta”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës.

Dy shpërthime të fuqishme kanë shkundur pak minuta më parë Abu Dhabin. Shpërthimet janë dëgjuar në qytetin e mbushur me njerëz, e njësi të shumta të policisë dhe ekipe të shpëtimit janë parë në qendër të qytetit – duke bërë që të mbyllen shumë rrugë.

Sipas informatave jozyrtare, shpërthimi i parë është dëgjuar duke ardhur nga një qendër tregtare. E një prej shpërthimeve është filmuar me kamerë amatore dhe atë nga kulmi i një hoteli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori